Manchester United nuk do të lejojë largimin e Paul Pogbas, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas medieve angleze, drejtori sportiv i “Djajve të Kuq”, Ed Woodward, dëshiron që ylli francez të jetë pika kyçe e skuadrës në këtë sezon.
25-vjeçari ishte i pakënaqur te Unitedi, por pas largimit të Jose Mourinhos, është kthyer në formacion bazë nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.
Pogba në ndeshjen e fundit ndaj Huddersfieldit, ishte protagonist me dy gola të shënuar.