Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba ka 12 ditë për ta bindur Deschampsin

Paul Pogba

Paul Pogba ende nuk ka luajtur për Juventusin këtë edicion dhe francezi ka pak kohë që ta bindë përzgjedhësin Didier Deschamps që ta përfshijë në listë për Kupën e Botës në Katar.

29-vjeçari u kthye te Juventusi nga Manchester Unitedi si futbollist i lirë, ndërsa nënshkroi kontratë katërvjeçare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, ai ka ende telashe me gju.

“Calciomercato” pati shkruar se Pogba i është kthyer stërvitjeve me gjithë shokët e skuadrës në javën e kaluar, por ende nuk është në formën më të mirë fizike.

Deschampsi do ta bëjë publike listën e skuadrës për Botëror më 9 nëntor.

Pogba nuk ka luajtur ndeshje zyrtare që prej 19 prillit, ndërsa ndeshja e tij e fundit e plotë ishte më 12 mars.