Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba i pavendosur

Foto: Reuters

Forma e mirë e Paul Pogbas në Kampionatin Evropian ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për të.

Pogba është në vitin e fundit të kontratës me Manchester Unitedin dhe ende nuk e ka vazhduar atë. Situatën e krijuar po synojnë ta shfrytëzojnë skuadrat e interesuara për mesfushorin.

Së fundmi në garë për Pogban ka hyrë edhe Paris Saint-Germaini.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se PSG-ja është gati t’ia plotësojë kërkesat lojtarit për ta bindur të transferohet në Paris.

Interesim për mesfushorin ka treguar edhe Juventusi.