Sport

Pogba i pavendosur

Manchester Unitedi po synon ta mbajë në ekip mesfushorin Paul Pogba. Forma e mirë që po e tregon francezi në ndeshjet e fundit, ka bërë që drejtuesit e Unitedit mos ta lejojnë largimin e tij në fund të këtij sezoni.

27-vjeçari gjatë gjithë kohës është lidhur me një largim nga “Djajtë e Kuq”.

Kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2022, por drejtuesit e klubit anglez do të nisin bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Krerët e skuadrës angleze do të kenë edhe një takim me menaxherin Mino Raiola për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.

Pogba këtë sezon me Manchester Unitedin, në 24 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime.