Paul Pogba është një ndër lojtarët kryesorë në sezonin e ri në Premier League.
Mesfushori i Manchester Unitedit është duke shkëlqyer në katër ndeshjet e luajtura deri më tani.
28-vjeçari ka regjistruar shtatë asistime në katër ndeshje në Premier League.
Deri më tani asnjë lojtarë nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë në katër takime të luajtura.
Forma e mirë që po tregon mesfushori 28-vjeçar ka bërë që klubi të tentojë ta bindë të mbetet në “Old Trafford”.
Kontrata aktuale e Pogbas skadon në vitin 2022.
Artikuj të ngjashëm