Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba “i pasigurt” për të ardhmen

Paul Pogba ka thënë se “nuk është i sigurt për asgjë” kur është pyetur lidhur me të ardhmen e tij te Manchester Unitedi.

Pogba pati probleme në sezonin e fundit duke u lënë jashtë ekipit të parë disa herë, por ai arriti të mbyllë sezonin me gjashtë gola e 12 asistime në 37 paraqitje.

“Nuk jemi kurrë të sigurt për asgjë, por në kontratë është e sigurt, po. Nuk shikoj larg në të ardhmen. Varet se si shkon me klubin, si funksionojnë gjërat”, është shprehur Pogba për Canal Plus.

Pogba do të luajë me Francën në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” që nis muajin e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm