Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur për transferimet dhe sipas “Il Corriere dello Sport”, Paul Pogba dhe Miralem Pjaniq janë në mesin e lojtarëve që ai dëshiron t’i ketë në ekip.
Allegri u kthye te Juventusi dy vjet pasi u shkarkua. Ai i ka fituar 11 trofe në pesë sezone në Torino, para se Maurizio Sarri të bëhej trajner i ri i skuadrës në vitin 2019.
Gazeta italiane shkruan se Allegri është i hapur që ta shesë Cristiano Ronaldon.
Paulo Dybala dhe Alvaro Morata do të jenë në formacionin titullar sezonin tjetër, edhe pse argjentinasi hyn në vitin e fundit të kontratës.
Allegri po ashtu dëshiron qendërsulmues të ri, Mauro Icardin apo Dushan Vlahoviqin.
Portieri Gianluigi Donnarumma mbetet synim për gjigantin e Serisë A, edhe pse Allegri beson te portieri Wojciech Szczesny.