Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Lukas Podolski është transferuar te skuadra e dytë më e suksesshme në Poloni, Gornik Zabrze. Klubi e ka bërë prezantimin e Podolskit që ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Podolski së fundit ishte pjesë e Antalyasporti, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Galatasaray, Inter Milani, Arsenali, Koelni dhe Bayern Muencheni.
Për Gjermaninë ka luajtura 130 ndeshje dhe ka shënuar 49 gola nga viti 2004 deri në vitin 2017.