Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi nuk ia ka paguar Podolskit dy rrogat e fundit

Lukas Podolski është kampion bote me Gjermaninë, por po ka telashe me paga në Poloni.

38-vjeçari është pjesë e skuadrës Gornik Zabrze në elitën e futbollit polak, që prej vitit 2021.

Por, situata financiare te kjo skuadër nuk është e mirë.

“Bild” ka shkruar të enjten se Podolski dhe bashkëlojtarët e tij janë duke i pritur pagat e dy muajve të fundit.

Fillimisht kishte raportuar gazeta polake “Przeglad Sportowy”.

Edhe Kampioni i Botës e mbyll karrierën në fund të sezonit Futboll Kampioni i Botës e mbyll karrierën në fund të sezonit

Klubi po përballet me telashe financiare, pasi sipas gazetës polake, rreth 1.7 milionë euro transferim po i presin deri në fund të tetorit, pas shitjes së Szymon Wlodarczykut, 20-vjeçar.

Për më tepër, Gornik Zabrze ende nuk i ka marrë paratë e shitjes së Krzysztof Kubicas, 23-vjeçar. Ai është shitur te skuadra e kategorisë së tretë e futbollit italian, Benevento.

Nuk është hera e parë që kjo skuadër ka telashe të tilla.

Situatë të ngjashme kishte edhe në pranverë.

Edhe Podolski po luan ende dhe bleu aksione në klubin ku paraqitet Futboll Podolski po luan ende dhe bleu aksione në klubin ku paraqitet

Skuadra polake aktualisht është në vendin e 14-të pas 11-të ndeshjeve.

Në ligë, Gornik Zabrze është pa fitore në tri ndeshjet e fundit. Ka dy disfata e një barazim.