Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pochettino: Jemi në garë për titull

Mauricio Pochettino ka lavdëruar ekipin e Tottenham Hotspur pas fitores dramatike ndaj Swansea Cityt.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 11 përmes golit të Wayne Routlege, para se londinezët në çastet e fundit të takimit të realizonin tre gola për fitoren dramatike.

“E filluam mirë lojën dhe krijonim raste në minutat e parë. Ndoshta e dinim se do të jetë e lehtë. Ata filluan të luajnë më ngadalë. Pastaj kur pësuam gol e kuptuam se duhet të përmirësohemi”, ka thënë Pochettino për BBC-në.

“Është çmenduri se si u realizuan golat për pak minuta. Sot ishte ndeshje e vështirë dhe ekipi tregoi karakter të madh. Më e rëndësishme është që Tottenhami nuk lufton për emra, ka të bëjë me ekipin. Sivjet kemi treguar se jemi ekip”, ka shtuar ai.

“Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit për historinë e klubit. Sivjet po luftojmë përsëri. Ne jemi në rrugë të mirë”.

Artikuj të ngjashëm