Tottenham Hotspur është rikthyer te fitorja në Premier League të dielën pasi ka mposhtur Wolverhamptonin me rezultatin 2:0.
Londinezët me këtë fitore kanë vazhduar luftën për një pozitë që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.
Në pjesën e parë në epërsi vendasit i kaloi Harry Kane në minutën e 45-të për 1:0. Edhe në pjesën e dytë londinezët shënuan edhe një herë. Kësaj radhe Pierre-Emile Hojbjerg dyfishoi epërsinë në 2:0 në minutën 62-të.
Me këtë fitore Spurs janë në pozitën e gjashtë me 59 pikë ndërsa Wolvesi është në vendin e 12-të me 45 sosh.