Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pjaniqi i lumtur te Juventusi

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniq, ka mohuar spekulimet e fundit me një largim të mundshëm nga Torino.

Boshnjaku ka bërë të ditur se është i lumtur te Juventusi dhe dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me “Zonjën e Vjetër”, transmeton KTV.

“Ndihem shumë mirë me këtë grup dhe me trajnerin Allegri. Mendoj vetëm të punoj, të tjerat nuk varen nga unë. Të gjithë synojmë të japim maksimumin që të fitojmë trofe, sigurisht synojmë edhe Ligën e Kampionëve”, u shpreh Pjaniq.