Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pishtari olimpik ndezët pa prani të spektatorëve në Olimpinë e lashtë

Foto: Reuters

Pishtari olimpik për LO “Tokio 2020” është ndezur nga rrezet e diellit në Olimpinë e lashtë të enjten për të shënuar hapin final drejt Lojërave Olimpike që do të mbahen nga 24 korriku deri më 8 gusht.

Mbajtja e Lojërave Olimpike ende po përcillet me dyshime pas pandemisë koronavirus.

Aktorja Xanthi Georgiou, në rolin e priftëreshës së lartë, përdori një pasqyrë për të ndezur flakën olimpike dhe për të shënuar nisjen e rrugëtimit të pishtarit deri në Tokio. Ceremonia u mbajt pa prani të spektaktorëve në Olimpinë e lashtë.

Pishtari do t’i dorëzohet organizatorëve të Lojërave Olimpike në Tokio më 19 mars.

Organizatorët e Lojërave të Tokios si dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kanë insistuar se lojërat do të mbahen sipas planit, përkundër spekulimeve se mund të anulohen apo shtyhen ndërsa koronavirusi po vazhdon të përhapet nëpër botë.

“Nëntëmbëdhjetë javë para ceremonisë hapëse të lojërave ne jemi të fuqizuar në komunitetin tonë nga shumë...organizata rreth botës që kanë marrë masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Lojërat Olimpike në Tokio do të organizohen nga një skuadër e yjeve, skuadër e Japonisë me përkrahje të jashtëzakonshme dhe bashkëpunim në gjitha nivelet e qeverisë”, ka thënë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, par anjë numri të vogël të mysafirëve të ftuar në mëngjesin e të enjtes.


Ceremonia e ndezjes së pishtarit olimpik në Olimpinë e lashtë për herë të parë u mbajt në vitin 1984.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur koronavirusin pandemi për herë të parë të mërkurën, duke shtyrë shumë vende të marrin masa drastike.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka pezulluar udhëtimet nga Evropa, me përjashtim nga Britania e madhe, për 30 ditë duke filluar nga dita e premte.

Deri të mërkurën, Japonia ka pasur 650 të infektuar me koronavirus dhe 15 të vdekur. Ekspertët thonë se numri nuk është i saktë, për shkak të numrit të vogël të testeve që janë bërë në Japoni krahasuar me shtetet tjera.