Legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, ka sugjeruar Interin që të përforcohet me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitiq.
Sipas tij Brozoviq është i mirë, por i duhet më tepër vazhdimësi.
“Brozoviq mund të jetë cilësor për Interin, por ai ka nevojë për vazhdimësi. Blerja e përsosur për mesfushën e Interit do të ishte Rakitiqi”, këshillon Pirlo, transmeton kp.
Kroati refuzoi një ofertë nga PSG këtë verë dhe nuk duket se ka ndërmend të largohet nga Barcelona.