Andrea Pirlo është emëruar trajner i skuadrës turke, Fatih Karagumruk. Klubi i Superligës turke e ka prezantuar të dielën si trajner të ri italianin, që më herët drejtoi Juventusin.
Pirlo 43-vjeçar ka qenë prej vitit të kaluar i papunë. Ai me Juventusin ka fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë. Pirlo si lojtar ka bërë karrierë të madhe te Milani e Juventusi.
Për një periudhë ishte edhe lojtar i Interit.
Artikuj të ngjashëm