Goli i Gerard Piques në minutën e 93-të kundër Sevillës, e dërgojë ndeshjen në vazhdime, e më pas Barcelona ia doli të triumfojë për të kaluar në finale të Kupës së Spanjës.
Por, shqetësuese ishte fundi i ndeshjes, kur Pique u largua duke çaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat në Spanjë shkruajnë se mbrojtësi i Barçës u është nënshtruar kontrolleve pas ndeshjes dhe rezultatet e para janë se nuk ka të bëjë me përsëritjen e lëndimit në gju që e kishte mbajtur jashtë fushës për tre muaj.
Bëhet e ditur se gjatë ditës së enjten, Pique do ti nënshtrohet edhe një ekzaminim mjekësor për të parë saktë shkallën e lëndimit.
Raportohet se 34-vjeçarit mund t’i jepet pushim për ndeshjen e radhës në ligë kundër Osasunës, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për duelin e kthimit kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve.