Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pique afër rikthimit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, do të kthehet në fushë pas një mungese prej tre muajsh shkaku i lëndimit.

Sipas “AS”, Pique është gati të rikthehet në ndeshjen kthyese të Kupës së Spanjës ndaj Sevillas, pasi Barça e humbi ndeshjen e parë me rezultatin 2:0. Ky takim do të zhvillohet më 3 mars në “Camp Nou”.

Mbrojtësi Pique është duke vazhduar stërvitjet individuale, pasi po rikuperohet pas problemeve që kishte me gjurin e këmbës së djathtë.