Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pionierja e “skatebordingut” po shpreson për shkëlqim në Tokio

Braziliania Pamela Rosa mund të jetë vetëm 19-vjeçare, mirëpo ajo është përballur me një rrugëtim të gjatë dhe mjaft kërkues për të arritur majën e sportit skateboard.

E lindur në një familje të varfër në Sao Jose dos Campos, Rosa luftoi mungesën e infrastrukturës, resurseve financiare dhe përkrahjes, për të arritur në skenën më të madhe sportive.

Tash ajo është në rrugë të mbarë për të arritur kualifikimin në Lojërat Olimpike Verore të vitit 2020 në Tokio. Fituesja e dyfishtë e skatebordingut të rrugës në "X Games", mezi po pret t'i tregoj botës se çfarë di të bëjë.

"Do të jetë e jashtëzakonshme për njerëzit për të parë në TV. Kur isha fëmijë, edhe kur shihja garat e vogla, unë doja të bëhesha pjesë e tyre. Tash skatebordi do të jetë në Lojëra Olimpike dhe shumë vajza të vogla do të shohin dhe do të ëndërrojnë që të jenë në Lojërat Olimpike kur të rriten dhe do të punojnë fort për të arritur atje. Është një mundësi shumë e madhe për ne", ka thënë Rosa.

Entuziazmi i tinejxheres jo vetëm që është infektues, por edhe është i mbështetur në realitet... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)