Milani ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Chievo për të vazhduar garën për një vend në top katërshe.
Biglia i dha epërsinë Milanit duke shënuar një gol të bukur në minutën e 31 nga gjuajtja e lirë, transmeton Koha.net.
Chievo u kundërpërgjigj për Përparim Hetemajt, i cili shënoi me kokë në minutën e 41.
Në pjesën e dytë Milani arriti të shënojë golin e fitores përmes sulmuesit më në formë në Itali, Piatek, i cili realizoi në minutën e 57.
Në vendin e tretë Milani aktualisht ka 51 pikë, derisa Chievo në vendin e vendin e fundit ka vetëm 10 pikë.
Artikuj të ngjashëm