Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani mposht Chievon, shkëlqen Higuain

Milani ka shënuar fitore në përballjen e sotme kundër Chievos, 3-1.

Vendasit ishin më të mirë që nga fillimi i takimit, transmeton Koha.net.

Gonzalo Higuain shënoi dy golat e para pas asistimeve nga Suso.

E Suso asistoi edhe për Bonaventuran në rezultatin prej 3 me 0. Të vetmin gol për mysafirët e shënoi Pellisier në minutën e 63.

Në vendin e dhjetë Milani ka 12 pikë, derisa Chievo është në vendin e fundit me dy pikë.

Artikuj të ngjashëm