Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani mposht Sassuolon, shkëlqen Suso

Milani ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Sassuolo.

1 me 4 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Paraqitje të mirë pati Suso, që shënoi dy gola, kurse dy golat e tjerë i shënuan Kessie dhe Castillejo.

Për vendasit golin e vetëm e shënoi Gjuriqiq.

Milani në vendin e 10 ka 9 pikë, kurse Sassuolo në vendin e pestë ka 13 pikë.