Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Phoenixi fiton ndeshjen e parë finale të NBA-së

Phoenix Suns ka fituar ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit të NBA-së.

Në ndeshjen e luajtur në orët e para të mëngjesit të sotëm, Phoenixi mposhti Milwaukee Bucks me rezultatin 118:105.

Ndeshja u luajt në palestrën e Phoenixit, e njëjtë do të luhet edhe ndeshja e dytë e kësaj serie të premten.

Më efikasi te Phoenixi ishte plejmejkeri Chris Paul me 32 pikë të shënuara, derisa te skuadra humbëse u dallua Khris Middleton me 29 pikë.

Skuadra që fiton katër ndeshje, shpallet kampione e NBA-së për sezonin 2020\21,

Artikuj të ngjashëm