Joel Embiid dhe Ben Simmons, që të dy shënuan dyshifror të dyfishtë dhe Robert Covington ishte i saktë nga vija për tre pikë në minutën e fundit, për t’i dhënë fitoren Philadelphia 76ers kundër vizitorëve të Brooklyn Nets, 120:116.
Embiid e përfundoi ndeshjen me 24 pikë e 19 kërcime dhe Simmons shtoi 21 pikë, 12 asistime e tetë kërcime për Sixers, që pozicionohen në vendin e gjashtë në Konferencën Lindore me 38 fitore e 30 humbje, transmeton Sporti në KTV.
Philadelphia kërkon Play-Offin e parë që prej sezonit 2011-12. Ndërkohë, te skuadra e Brooklynit me lojë të mirë u dallua Hollis-Jefferson me 21 pikë.
Artikuj të ngjashëm