Janë pezulluar të premten edhe ndeshjet e kampionatit gjerman në futboll. Vendimi që vlen për ndeshjet e Bundesliga 1 dhe Bundesliga 2 u mor pasdite nga Liga Gjermane e Futbollit (DFL).
Fillimisht ishte pritur që ndeshjet e Bundesligës të luhen këtë fundjavë. Vetë Bundesliga kishte propozuar që masa e pezullimit të hyjë në fuqi të martën.
Por përhapja e mëtejme e koronavirusit ka bërë që ai propozim të hedhet poshtë. Të premten pasdite është vendosur që edhe ndeshjet e Bundesligës të pezullohen deri më 2 prill.
Kështu të gjitha ligat e mëdha kanë pezulluar aktivitetin për shkak të koronavirusit. Janë anuluar edhe ndeshjet evropiane që është dashur të zhvillohen javën e ardhshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtyhet ndeshja e Bundesligës, mësohet arsyeja
-
E ardhmja e Nagelsmannit vendoset pas kthimit në Gjermani
-
Elversbergu për herë të parë në histori në Bundesligë
-
Bundesliga me mbyllje të zjarrtë, “në lojë” Championsi dhe rënia nga liga
-
Tri skuadra luftojnë për vendin e katërt, pesë për mbetje në Bundesligë