Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bundesliga mbetet e pezulluar të paktën deri më 30 prill

Bundesliga e Gjermanisë në futboll nuk do të vazhdojë para 30 prillit, është bërë e ditur të martën.

Aktualisht Bundesliga është e pezulluar dhe e tillë do të mbetet të paktën deri në fund të muajit të ardhshëm, për shkak të përhapjes së mëtejme të koronavirusit, raporton Koha.net.

Është Liga e Futbollit të Gjermanisë (DFL) që të martën vendosi të vazhdojë pezullimin e Bundesligës dhe Bundesligës 2 deri më 30 prill. Deri të martën ishte në fuqi vendimi për pezullim të kampionatit gjerman deri më 2 prill.