Atalanta e ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të Grupit F, ekipi italian triumfoi ndaj Young Boysit të Zvicrës me rezultatin 1:0. Golin e tri pikëve për Atalantën e realizoi Matteo Pessina në minutën e 68-të pas asistimit të Zapatas. Tek Atalanta gjatë gjithë ndeshjes luajti futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti.
Me katër pikë, Atalanta përkohësisht është lidere e grupit. Young Boysi renditet i dyti me tri pikë.
Artikuj të ngjashëm