E vogël është salla ku Bleron Fetaovski po bën përgatitjet për ngjarjen më të madhe shumësportëshe për të rinj - Lojërat Olimpike për të Rinj, që më vonë këtë vit mbahen në Buenos Aires të Argjentinës.
I vogël në Kosovë është edhe sporti me të cilin shtatlarti merret, peshëngritja. Shpresat e drejtuesve të peshëngritjes kosovare janë që sporti të rritet në vend. Të tilla janë edhe shpresat e Bleronit - të rritë peshën që e ngrit. Ai stërvitet në një hapësirë të vogël në bodrumin e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.
Fetaovski 17-vjeçar është një prej pesë sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike për të Rinj që mbahen prej 6 deri më 18 tetor të këtij viti.
Ai aktualisht është larg rezultateve që sigurojnë normë, por në ngjarjen e madhe për të rinj në Argjentinë do të marrë pjesë falë ftesës që i është bërë. Do të garojë në kategorinë deri 77 kilogramë. Dhe për paraqitje sa më të denjë, dy muaj më parë ka nisur përgatitjet intensive... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Kosova, “qendër evropiane” e sportit që pak e praktikon
-
Ky është ekipi që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike për të rinj
-
YOG, ngjarje ku të rinjtë shijojnë herët skenën e madhe
-
Kosova me pesë sportistë në Lojërat Olimpike për të rinj
-
Shqiptari i vetëm në elitën sllovake e sheh Kosovën në Botëror