Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ky është ekipi që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike për të rinj

Ekipi Olimpik i Kosovës që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike për të Rinj (LOR), Buenos Aires 2018, është prezantuar të hënën pasdite, disa orë para nisjes për në kryeqytetin e Argjentinës.

Kosova do të përfaqësohet me pesë sportistë: Erza Muminoviq (xhudo) kategoria -44 kilogramë, Erdonis Maliqi (boks) kategoria 64 kg, Muhamet Ramadani (atletikë) disiplina: hedhje e gjylës 5 kg, Melisa Zhdrella (not) disiplina: 50 metra krol dhe Bleron Fetaovski (peshëngritje, kategoria deri 77 kg.

Muminoviq është e vetmja me normë Olimpike, kurse të tjerët marrin pjesë me ftesë.

Xhudistja Erza Muminoviq u shpreh se nuk e kishte pritur që do ta fitojë normën Olimpike, por pas të gjitha sukseseve të këtij viti ia arriti qëllimit. Ajo theksoi se Majlinda Kelmendi është idhulli i saj dhe të gjitha xhudisteve.

Notarja Melisa Zhdrella u shpreh se do të mundohet të thyejë rekordin e Kosovës, duke shprehur brengën e saj për infrastrukturën sportive në vend, për çka ministri i Sportit, Kujtim Gashi theksoi edhe një herë nismën e MKRS-së për të investuar në ndërtimin e Pishinave Olimpike në Kosovë.

Edhe Kosova me pesë sportistë në Lojërat Olimpike për të rinj Sport Kosova me pesë sportistë në Lojërat Olimpike për të rinj

Optimist për sukses u shpreh edhe boksieri, Erdonis Maliqi, i cili deklaroi se kanë bërë përgatitjet e duhura për LOR Buenos Aires 2018, ndërsa trajneri i atletikës, Mustafë Merovci, tha se qëllimi është të shkohet në finale dhe më pas të arrihet më e mira e mundshme.

Ekipi Olimpik i Kosovës u nis sonte për në Buenos Aires, në relacionin përmes Stambollit.

Sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018

Erza Muminoviq, xhudiste, kategoria -44 kg.

Erdonis Maliqi, boks, kategoria deri 64 kg

Muhamet Ramadani, atletikë, disiplina: hedhje e gjylës 5 kg.

Edhe Muminoviqi thotë se Lojërat Olimpike synimi i saj për të ardhmen Sport Muminoviqi thotë se Lojërat Olimpike synimi i saj për të ardhmen

Melisa Zhdrella, not, disiplina: 50 metra krol

Bleron Fetaovski, peshëngritje, kategoria deri 77 kg.