Janë mbyllur edhe zyrtarisht Lojërat e treta Olimpike për të Rinj, që këtë vit u zhvilluan në Buenos Aires të Argjentinës, ku Kosova u përfaqësua nga pesë sportistë.
Flamuri i Kosovës parakaloi edhe në mbyllje të garës, por ndryshe nga ceremonia hapëse, ku bartëse e flamurit ishte xhudistja Erza Muminoviq, kësaj radhe flamuri u bart nga notarja Melisa Zhdrella.
Kjo ishte hera e parë që Kosova merr pjesë në Lojëra Olimpike për të Rinj, me sportistët Erza Muminoviq në xhudo, Melisa Zhdrella në not, Erdonis Maliqi në boks, Muhamet Ramadani në atletikë dhe Bleron Fetaovski në peshëngritje.
Vetëm xhudistja pejane Muminoviq arriti që të marrë medalje të bronztë nga kjo garë. Lojërat tjera Olimpike për të rinj zhvillohen në vitin 2022 në Dakar të Senegalit.
-
Muminoviqi thotë se Lojërat Olimpike synimi i saj për të ardhmen
-
Kosova mbyll edhe një ngjarje faqebardhë falë xhudos
-
Kosova shpreson në medalje, në ngjarjen olimpike që nis sot
-
Ky është ekipi që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike për të rinj
-
Kosova me pesë sportistë në Lojërat Olimpike për të rinj