Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pesëshja më e mirë vetëm me të huaj, Edge MVP

Fundori Darnell Edge e udhëhoqi Trepçën drejt fitores ndaj Pejës, të shtunën. Dhe pas paraqitjes impresive, basketbollisti amerikan është shpallur nga FBK-ja si më i vlefshmi i xhiros së 24-t. Edge e udhëhoqi Trepçën me 33 pikë, tri kërcime e katër asistime.

Dy basketbollistë të Yllit kanë zaënë vend në pesëshen e xhiros. Bëhet fjalë për Nate Grimes dhe Alonzo Verge Jr.

Pesëshen e xhiros e kompletojnë dy amerikanë të tjerë, Jalen Ray i Vëllaznimit dhe Erik Copes i Bashkimit.

Kjo është tjetër dëshmi që basketbollistët e huaj, përkatësisht amerikanët, po e dominojnë Superligën dhe se hapësira për të rinjt e vendit është gjithnjë e më e vogël.

Artikuj të ngjashëm