Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pesë mijë euro gjobë për Taren

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është dënuar me 5 mijë euro gjobë.

“Calciomercato” ka shkruar të mërkurën se Tare është dënuar pasi ka kritikuar gjyqtarin Davide Massa jashtë dhomave të zhveshjes në përfundim të pjesës së parë, në fitoren që Lazio e shënoi në vikend kundër Sampdorias, 2:0.

Ish-sulmuesi i Shqipërisë ishte i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit kryesor, por tani duhet ta paguajë dënimin për sjelljen e tij.

Tare është drejtor sportiv i Lazios prej vitit 2008, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm