Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka thënë se pozita e Carlo Ancelottit u vështirësua në momentin kur kundër tij dolën pesë lojtarë.
Ancelotti u shkarkua të enjten pas humbjes 3 me 0 nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë fund serisë negative të Bayernit në këtë sezon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi i Bayernit, Karl-heinz Rummenigge pohoi se shkarkimi i Ancelottit erdhi si pasojë e performancës së dobët të ekipit, por Hoeness ka theksuar se lojtarët kryesorë ishin fajtorë për thyerjen e ekipit me trajnerin.
“Ishin pesë lojtarë kundër Ancelottit”, ka thënë Hoeness për Westfalenpost.
“Ishte e pamundur të dalësh nga kjo situatë.
Treshja Robert Lewandowski, Thomas Muller dhe Arjen Robben ishin kritikët kryesorë për formën e dobët, me holandezin që nuk i dha përkrahje trajnerit italian pas humbjes në Paris.
Willy Sagnol do të jetë menaxher i përkohshëm i Bayernit.