Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni zyrtarizon shkarkimin e Ancelottit

Bayern Munich ka zyrtarizuar shkarkimin e kryetrajnerit, Carlo Ancelotti, një ditë pas humbjes nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve.

Krerët e klubit bavarez ishin takuar sot për të analizuar situatën e fundit dhe formën jo të mirë të ekipit, ndërsa pas takimit kanë dalë me njoftim për shkarkimin e italianit.

Asisenti Willy Sagnol do të marrë udhëheqjen e skuadrës deri në një vendim të ardhshëm.