Carlo Ancelotti është shkarkuar nga Bayern Munichu pas humbjes 3 me 0 që e pësoi ekipi gjerman nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, raporton Sky Sports.
Burimet e Sky Sports kanë thënë se trajneri italian është shkarkuar pas takimit që ka mbajtur kryesia e Bayernit.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Milanit, ishte në krye të Bayernit gati 15 muaj duke marrë postin nga Pep Guardiola në korrikun e vitit 2016.