Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni jep arsyet e shkarkimit të Ancelottit

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se Carlo Ancelotti është shkarkuar nga pozita e kryetrajnerit sepse sivjet ekip nuk arriti pritshmëritë.

Klubi zyrtarizoi sot shkarkimin e Ancelottit, një ditë pas humbjes 3 me 0 nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve.

“Performanca e skuadrës sonë që nga fillimi i sezonit nuk ka arritur pritjet tona. Ndeshja në Paris tregoi qartë se duhet të marrim veprime të menjëhershme. Sot jam takuar bashkë me Hasan Salihamixhiqin dhe Carlon për të diskutuar dhe e informuam për vendimin tonë”, ka thënë Rummenigge për uebfaqen e klubit.

Willy Sagnol është përkohësisht kryetrajner i klubit.