Milani e ka fituar Derby della Madonninan kundër Interit në një ndeshje që prodhoi pesë gola e shtatë kartonë të verdhë.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli triumfoi 3:2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin zikaltërit që shënuan pas një aksioni të bukur me Marcelo Brozoviqin (21’).
Por Milani reagoi menjëherë dhe barazoi rezultatin përmes Rafael Leaos në të 28-n.
Pjesa e dytë nisi furishëm për kuqezinjtë që shënuan edhe dy gola. Fillimisht, realizoi Olivier Giroud (54’) e më pas Leao (60’).
Edhe
Milani fitues i “Derby della Madonnina”
Krejt çka bëri Interi deri në fund ishte ngushtimi i rezultatit në 3:2 përmes Edin Xhekos (67’).
Pas pesë ndeshjeve, Milani mban pozitën e parë përkohësisht me 11 pikë, ndërsa Interi është i pesti me nëntë pikë.