Përzgjedhësi i Gjermanisë U21, Antonio Di Salvo pret maksimumin nga lojtarët e tij për ndeshjen kundër Kosovës.
Di Salvo pret që sa më shpejt ta sigurojë biletën drejt Evropianit që mbahet vitin e ardhshëm. Fitore synon edhe ndaj Izraelit.
“Synojmë të marrim gjashtë pikë dhe të mbajmë diferencën me konkurrentët të nivelit tonë”, ka thënë Di Salvo.
Gjermania U21 e Kosova U21 të premten prej orës 18:00 luajnë ndeshje në Chemnitz. Ndeshja i takon Grupit D të kualifikimeve për Euro 2025.
Shpresat e Gjermanisë kanë fituar katër ndeshjet e deritashme dhe udhëheqin në grup me 12 pikë.
Kosova U21 ndërkohë i ka gjashtë ndeshje të zhvilluara. Ka dy fitore, dy barazime e dy humbje. Me tetë pikë renditet e katërta prej gjashtë përfaqësueseve sa janë gjithsej.
Edhe
Kosova U21 synon t’i marrë pikë Gjermanisë
Më 12 shtator në Prishtina, Gjermania U21 kishte fituar 3:0 ndaj Kosovës. Gjermanët janë favoritë të mëdhenj edhe për ndeshjen në Chemnitz.
Kosova U21 është grumbulluar në Gjermani për këtë ndeshje.