Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peruja rrezikon përjashtimin nga Botërori

Disa raportime në Peru thonë se ekipi kombëtar mund të përjashtohet nga Botërori i vitit të ardhshëm.

Sipas gazetës peruane, “Libero”, një ligj i propozuar nga Paloma Noceda, kryetarja e komisionit për Rini e Sport, mund të kalojë federatën e futbollit nën kontroll të shtetit – që nuk lejohet sipas rregullave të FIFA-s.

Raportohet se FIFA është shprehur e brengosur për këtë zhvillim dhe ka kërkuar detaje të tjera nga Peruja.

“Nëse ligji kalon tutje dhe FIFA nuk është e kënaqur, ka gjasa që Peruja të përjashtohet nga garat ndërkombëtare, përfshirë Botërorin e vitit të ardhshëm”, transmeton “Football-Italia”.

Artikuj të ngjashëm