Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFA i merr Perusë organizimin e Kampionatit Botëror U-17

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) i mori Perusë organizimin e Kampionatit Botëror U-17, për siç theksohet në vendim "problemeve të shumta infrastrukturore dhe organizative".

Pas disa inspektimeve, FIFA konstatoi se Peruja nuk do të jetë organizatore e denjë, kështu që në tetor nuk do mbahet Botërori U-17 në këtë vend.

FIFA bën të ditur se së shpejti do të gjejnë një organizator alternativ.

"Falënderojmë Federatën e Futbollit dhe autoritetet e Perusë për mundin që dhanë. Në të ardhmen përsëri mund të kandidojnë për organizmin e garës në vendin e tyre", thotë FIFA.