Diego Perotti do të transferohet në Turqi te skuadra e Fenerbahçes. Ai te skuadra turke pritet të prezantohet ditëve në vijim, pasi marrëveshja është arritur mes palëve. Për kartonin e Perottit, Fenerbahçe do t’i paguajë Romës 2.5 milionë euro dëmshpërblim.
Perotti me ekipin e ri do të firmosë kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 32-vjeçari, edicionin e shkuar ka realizuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime në 26 ndeshje për Romën, ekip të cilit iu bashkua para katër vjetësh. Perotti që ka edhe pesë paraqitje me Argjentinën ka bërë karrierë edhe te Genoa, Sevilla e Boca Juniorsi.