Mesfushori i Huddersfieldit, Rajiv Van La Parra pritet të dënohet me tri ndeshje moslojë pasi u dënua me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes ndaj Manchester Cityt.
Përfaqësuesi holandez u ndëshkua me të kuq pas përplasjes me yllin e Cityt, Leroy Sane, raporton The Sun.
Gjakrat u ndezën pas përfundimit të lojës kur La Parra e Sane u shtynë ndërmjet veti, kurse më pas mesfushori holandez e kapi në fytyrë Sanen, transmeton Koha.net.
Se çfarë ndodhi mund ta shihni në fotot më poshtë.
{gallery}