Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përleshje në basketbollin e femrave në Shqipëri

Seria gjysmëfinale mes Partizanit dhe Tiranës në plejofin e basketbollit të femrave në Shqipëri, është mbyllur me përleshje. Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma, ka përfunduar me fitoren e Partizanit (86:83), i cili ka avancuar në serinë finale ku do të përballet me Flamurtarin e Vlorës.

Megjithatë, në përfundim të ndeshjes së luajtur në kryeqytetin e Shqipërisë, pati përleshje midis basketbollisteve të të dyja skuadrave, ndërsa u përfshinë edhe tifozë që ishin në tribuna.

Në videot e publikuar nëpër mediumet shqiptare, thuhet se sherri nisi me amerikanen e Partizanit, Antoniette Bannister dhe Ebi Dishnicën e Tiranës, për të nxitur pastaj edhe basketbollistet e tjera që të bëhen pjesë e përleshjes.

Si Partizani ashtu edhe Tirana, kanë reaguar në rrjetet sociale dhe kanë kërkuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) të ndërmarrë masa ndaj nxitësve të dhunës. Madje, Partizani ka thënë se basketbollistet e tij janë goditur edhe nga meshkujt, të cilët ishin pjesë e shtabit teknik të Tiranës dhe kanë paralajmëruar ndjekje të rrugës ligjore ndaj të gjithë personave që shkaktuan dhunën.

Partizani ka avancuar në finalen e plejofit pasi ka mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 2:0 Tiranën në serinë gjysmëfinale.

Edhe Bashkimi dhe Prishtina startojnë me fitore në Ligën Unike Sport Bashkimi dhe Prishtina startojnë me fitore në Ligën Unike

VIDEO: