Vrapimi i vonshëm. Tajmingu. Shfaqja. Leo Perishiq sigurisht ka mësuar një ose dy gjëra nga babai i tij.
Ndërsa Ivan Perishiq ka shfaqur konsistencën e zakonshme në Kupën e Botës për të ndihmuar Kroacinë të arrijë në gjysmëfinale, djali i vogël i futbollistit anësor ka ofruar një nga momentet më prekëse të turneut. Pasi Kroacia mundi Brazilin me penallti në çerekfinale, Leo disi doli në fushë dhe vrapoi drejt rrethit qendror, ku Neymar po ngushëllohej nga Dani Alves. Fëmija i veshur me një fanellë të Kroacisë me numrin 4 të babait të tij në shpinë, fillimisht u ndal nga një anëtar i stafit brazilian. Ai priti dhe priti, pastaj zgjati dorën drejt Neymarit. Superylli brazilian e vuri re dhe përfundoi duke e përqafuar.
Tani është koha që babai i tij të shfrytëzojë momentin në Kupën e Botës. Dhe ai nuk është i huaj për këtë. Sepse ashtu si shoku i skuadrës, Luka Modriq, Perishiqi vazhdon të dëshmojë se është njeriu i duhur te Kroacia për raste të mëdha - ashtu si shënoi në finalen e Kupës së Botës në vitin 2018. Apo si gjetja e rrugës drejt rrjetës në pesë turne radhazi të mëdhenj për të qenë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ngjarjet e mëdha për Kroacinë, me 10 gola. Dhe ashtu siç shënoi golin e barazimit kundër Japonisë në 1/8 e finales, kur ekipi i tij dukej pa ide.
Perishiqi është ende i fortë në moshën 33-vjeçare, ende është një lojtar standard në krahun e majtë për Kroacinë dhe ende tregon aftësinë për krosime me të dyja këmbët dhe për të bërë ato vrapimet e vonshme në vijë. Në këtë drejtim, djali i tij ka mësuesin e përsosur.
Perishiqit iu tha të hënën, një ditë para se Kroacia të përballet me Argjentinën në gjysmëfinale, se ai duhet të konsiderohet si një lojtar i madh i Kupës së Botës për atë që ka bërë për Kroacinë në vitin 2018 dhe përsëri këtë vit. Po modest si kurrë më parë, Perishiq e hodhi poshtë një konstatim të tillë.
Edhe
Perishiq: Shqipëria, ekip fantastik
“Unë kam thënë shumë herë, nuk ka të bëjë aq shumë me golat apo rekordet”, tha Perishiq. “Është e rëndësishme vetëm që përfaqësuesja të fitojë. Nëse bëj disa gola ose asistime, është një plus. Unë bëj atë që më kërkohet të bëj”.
Për Kroacinë, kjo do të thotë që ai të luajë në anën e majtë të një sulmi me tre lojtarë. Kjo i jep më shumë mundësi për të shënuar dhe asistuar gola në krahasim me kohën kur luan për Tottenhamin, ku përdoret si mbrojtës krahu nga trajneri Antonio Conte. Ndoshta Tottenhami nuk i di mirë vlerat e Perishiqit. Për shkak se luan me dy këmbë dhe është aq i mirë në ajër, Perishiq është i vështirë për t'u mbajtur. Dëshmia më e mirë për këtë është Japonia, e cila nuk mundi ta ndalonte atë të kërcente për të goditur topin me kokë pas një krosimi. Topi përfundoi në rrjetë. Kundër Francës në finalen e Kupës së Botës katër vjet më parë ai barazoi rezultatin në 1:1 me një gjuajtje me këmbën e majtë nga zona. Ishte gjithashtu Perishiq që barazoi në gjysmëfinale kundër Anglisë, ndeshje në të cilën Kroacia u kthye në lojë pas disavantazhit 2:1, në Moskë. Ajo fitore ndaj Anglisë u përshkrua nga trajneri Zlatko Daliq si fitorja më e madhe në historinë e Kroacisë. Perishiq tha se ndeshja kundër Argjentinës është po aq e madhe.
“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e ngjashme”, tha Perishiqi. “Anglia gjithashtu kishte një skuadër të fortë, por varet shumë nga ne. Nëse luajmë në mënyrën e duhur, si kundër Brazilit në çerekfinale, gjithçka është e mundur”.
Kjo mund të jetë Kupa e fundit e Botës për Perishiqin e po ashtu për Luka Modriqin, i cili është zemra e ekipit në moshën 37-vjeçare.
Edhe
“Brezi i artë” i Kroacisë i afrohet fundit pas Botërorit
Megjithatë, Perishiqi nuk e ka mendjen te largimi. Perishiq është i motivuar për ndeshjen kundër Argjentinës dhe yllit të saj, Lionel Messi, i cili po ashtu mund të jetë duke luajtur në Botërorin e fundit. Perishiq shpreson që edhe në Katar të luajë në finale.
“Ne pamë disa ditë më parë që Portugalia, me Cristiano Ronaldon, humbi”, tha ai. “Ai ishte pesë herë në Kupën e Botës dhe nuk ishte në gjendje të fitonte. Messi me Argjentinën po përpiqet të fitojë në herën e tij të pestë. Ai do të bëjë më të mirën për të shkuar në finale dhe për të fituar trofeun. Por, ne do të japim 100 për qind për të fituar”.