Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perin pranë Benficas

Portieri i Juventusit, Mattia Perin pritet të finalizojë transferimin te Benfica për 15 milionë euro brenda disa ditëve, raportojnë mediumet e huaja të hënën.

Ish-portieri i Genoas, Perin ka pasur minutazhë të kufizuar te Juventusi dhe do të ketë minutazhë edhe më të vogël pas rikthimit të Gianluigi Buffonit, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka kërkuar të mbetet në Itali, por mësohet se është pajtuar të transferohet në Portugali te Benfica për 15 milionë euro.

Perin pritet t'i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të firmos kontratën me Benfican gjatë ditëve të ardhshme.

Juventusi prapë ka siguruar fitim nga Perini, pasi kishte blerë atë nga Genoa për 12 milionë euro.