Juventusi ka prezantuar Mattia Perinin si lojtar të ri të skuadrës.
Portieri i ri italian ka thënë se është në klubin më të madh në Itali dhe Evropë.
Ka thënë se është i lumtur edhe me transferimin e Cristiano Ronaldos te Juve.
“Lajmi i transferimit të Ronaldos është i mrekullueshëm sepse ai është më i miri në botë. Pasi kam rastin të ushtroj me jo vetëm më të mirin në botë, por edhe me një profesionist e me lojtarë të tjerë si Chiellini e Barzagli që mësojnë të rinjtë si të sillen në fushë dhe jashtë saj... do të jetë padyshim e mrekullueshme dhe futbolli italian do të përfitojë nga kjo”, ka thënë Perin.
Perin ka thënë se është i gatshëm të garojë me Wojciech Szczesny për të parin në portën e “Zonjës së Vjetër”.