Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përgatitjet e “panevojshme” të atletëve

Simon Crow nuk është atlet profesionist. Por ai i ka kaluar tre muaj duke bërë vrapime, gjashtë herë në javë, prej 60 deri në 100 km. Ndihet mirë, por Crow ka shpresuar për një rekord personal në maratonën e Parisit që duhej të mbahej në muajin tjetër.

Dhe më pas, tregimi i koronavirusit doli në pah dhe maratona e tij e planifikuar u anulua.

“12 javë të stërvitjeve për maratonë më shkuan dëm”, tha Crow, i cili është një nga qindra e mijëra vrapues, të cilëve iu anuluan apo iu shtynë garat pas muajsh stërvitjeje e sakrificë.

Parisi, Tokio, Bostoni, Londra, Roma, Barcelona, Manchesteri, Rotterdami dhe Vjena janë në mesin e qyteteve, maratonat e të cilave nuk do të zhvillohen për shkak të situatës së krijuar në botë nga përhapja e pandemisë koronavirus.

“Bota është në një situatë të padëgjuar, e mbërthyer nga pandemia globale COVID-19 dhe prioriteti i të gjithëve është shëndeti publik”, tha në një komunikatë për media Hugh Brasher, drejtori i ngjarjes të Maratonës së Londrës. “Ne e dimë se sa dëshpërues është ky lajm për shumë kë – vrapuesit që kanë stërvitur për shumë muaj, me mijëra bamirësi për të cilat ata kanë ngritur fonde dhe për miliona njerëz që e shohin garën çdo vit”.

Derisa shumica e garuesve thonë se anulimet janë të kuptueshme, ndjenja e dëshpërimit është vështirë për t’u larguar. Vrapimet në maratonë mund të bëhen gjithnjë e më të zakonshme, por arritja kërkon muaj, ndonjëherë edhe vite punë të palodhshme. Kjo është ajo që pikërisht i shqetëson vrapuesit që insistojnë se koha e përgatitjeve iu ka shkuar huq.

Edhe Sawe shkruan histori në Maratonën e Londrës Sporte të tjera 3 muaj më parë Sawe shkruan histori në Maratonën e Londrës

Zhgënjim i madh

Todd Prescott është dashur që të vrapojë në Maratonën e Bostonit që duhej të mbahej gjithashtu në muajin e ardhshëm.

Do të ishte gara e gjashtë madhore dhe finalja e Maratonave Botërore, një seri e maratonave më prestigjioze në botë që përfshinë Tokion, Bostonin, Londrën, Berlinin, Chicagon dhe New Yorkun. Përfundimi i të gjitha këtyre maratonave është një arritje tejet e madhe, jo vetëm se je pjesë e këtyre garave të mëdha, porse po bëhet vazhdimisht më e vështirë... (Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar)