Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfundon sezoni për Gotzen

Borussia Dortmundi ka konfirmuar se problemet me metabolizmin do ta mbajnë Mario Gotzen jashtë fushave deri në fund të sezonit.

Në shkurt ishte bërë e ditur se gjermani do të mungojë për një kohë të pacaktuar shkaku i çrregullimeve.

“Qëllimi i lojtarit është që të jetë plotësisht i gatshëm për fillimin e sezonit të ardhshëm”, ka njoftuar Dortmundi.

BVB ka njoftuar se lojtari do të fillojë stërvitjet e lehta gjatë muajve të verës.