Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfundon pa fitues ndeshja United-Chelsea

Derbi mes Manchester Unitedit dhe Chelseas ka përfunduar pa fitues dhe pa gola.

Ndeshja u zhvillua në Old Trafford pa prezencë të shikuesve për shkak të pandemisë, ndërsa të dyja skuadrat patën rastet e tyre për shënim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas statistikave, vendasit patën më shumë posedim të topit dhe goditje drejt portës.

Me përfundimin e ndeshjes 0-0, Manchester United mbetet në pozitën e 15-të me shtatë pikë ndërsa Chelsea është në vendin e gjashtë në tabelë, me nëntë pikë. Manchester United ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Edinson Cavani sot pati debutimin e tij me fanellën e Manchester Unitedit. Ai zëvendësoi Daniel Jamesin në minutën e 56-të.