Ka përfunduar para kohe Botërori për kapitenin e Arabisë Saudite, Salman Al-Faraj.
Ai është larguar nga kampi i përfaqësueses pas lëndimit në fund të pjesës së parë në fitoren historike 2:1 ndaj Argjentinës të martën e kaluar.
Njoftimin për largimin e Al-Farajit e ka bërë të ditur të dielën Federata e Futbollit të Arabisë Saudite.
Arabia Saudite humbi të shtunën nga Polonia ndeshjen e dytë, por mbetet ende në garë për kalim në fazën nokaut. Ndeshjen e fundit e luan ndaj Meksikës.