Ibrahim Dresheviq është futbollisti i fundit që iu bashkua Përfaqësueses së Kosovës në përgatitje për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”.
Përfaqësuesja e futbollit të dielën paradite u paraqit e kompletuar në stërvitjen e radhës për ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.
Kosova është duke i zhvilluar përgatitjet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ndërsa ndeshjen kundër Rumanisë e luan në stadiumin “Fadil Vokrri”, të premten. Kundër Bjellorusisë, Kosova luan në Budapest të Hungarisë më 19 qershor.
Sulmuesi i Istanbulsporit, Jetmir Topalli, është i lumtur që ka marrë ftesë për ta përfaqësuar Kosovën. Ai deri tash ka luajtur pesë ndeshje miqësore për Kosovën.
“Është ndjenjë e mirë dhe i falënderoj për ftesën përzgjedhësin e Federatën, si dhe lojtarët për pritje. Ndihem sikur të isha për kohë të gjatë pjesë e Përfaqësueses. Jemi si familje dhe jam shumë i lumtur dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Topalli.
Edhe
Përfaqësuesja kompleton përgatitjet në Kosovë, të enjten udhëtimi për në Bukuresht
Ai pret ta ndihmojë Kosovën në dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
“Gjendja e ekipit është e mirë. Jemi duke u përgatitur maksimalisht me ritëm të ngadaltë, por në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shpresoj që në ndeshjen ndaj Rumanisë ta bëjmë atë që dimë më së miri”, ka theksuar Topalli.
Topalli tregon rëndësinë që kanë ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.
“Dihen tashmë objektivat tona dhe do të futemi në ndeshje me synimin për të fituar si në ndeshjen ndaj Rumanisë ashtu edhe Bjellorusisë. Kështu që të gjithë lojtarët jemi të vetëdijshëm se duhet të futemi për ta fituar ndeshjen dhe do ta bëjmë maksimumin për ta arritur një gjë të tillë”.
Topalli pret përkrahje të madhe nga “Dardanët”.
Përkrahje të madhe nga tribunat pret edhe sulmuesi i Clujit rumun, Ermal Krasniqi.
Edhe
Kosova publikon listën për duelet me Rumaninë e Bjellorusinë
Ai ka luajtur një ndeshje miqësore për Kosovën. Por, pret që të paraqitet edhe në ndeshje kualifikuese.
“Ftesa është e veçantë dhe ëndërr për çdo futbollist të luajë për shtetin e tij e po ashtu edhe për mua është një ëndërr e realizuar”, thotë Krasniqi.
Krasniqi ka treguar formë të mirë me klubin rumun. Ai thotë se kanë motiv të madh për t’i mposhtur Rumaninë dhe Bjellorusinë.
“Përgatitjet po shkojnë mirë dhe lojtarët po duken në formë. Mezi presin ditën e ndeshjes dhe janë të motivuar maksimalisht. Presim të marrim rezultate pozitive nga këto dy ndeshje”, ka thënë Krasniqi
Ish-futbollisti i Ballkanit insiston se për Kosovën është mision t’i fitojë pikët maksimale në dy ndeshjet e këtij muaji.
“Janë dy ndeshje që duhet t’i fitojmë, sepse është treni i fundit për ne dhe duhet ta japim të gjithë maksimumin për të arritur rezultatin pozitiv”, ka thënë Krasniqi.
Edhe
Shpresat gati për ndeshjen e rëndësishme kundër rumunëve
Kosova në dy ndeshjet e para ka fituar dy pikë. Zvicra e Rumania janë shkëputur me nga gjashtë pikë.
Të dielën përfaqësueses i është bashkuar sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani. Ai nuk ishte në listën fillestare të selektorit Alain Giresse.